FOTO/ Policia e Kosovës: Cilido që e sheh këtë grua, të na njoftojë urgjent
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur dhe arrestuar një grua të arratisur prej drejtësisë, Afërdita Çojan, e cila akuzohet për mashtrim.
“Drejtoria e Policisë së Pejës, bazuar në ligjin për publikimin e fotos së personit të kërkuar më urdhër të Gjykatës Themelore n? Pej?- dega Klinë, kërkon bashkëpunim nga qytetarët.
Personi i kërkuar është Afërdita (Zef) Çolaj, lindur me 2.9.1982 në Klinë dhe e kërkuar për vepr?n penale“mashtrim”.
Policia e Kosovës kërkon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com