Policia e ndiqte pas, terroristja shpërthen me eksploziv veten dhe foshnjën

 

Tunizi - Autoritetet tuniziane njoftuan se një vetëvrasëse femër vrau veten dhe foshnjën e saj gjatë operacioneve anti-terroriste në zonën malore në provincën Cassirin.

"Dy ekstremistë islamikë u vranë në operacionet e sigurisë", tha Ministria e Brendshme Tuniziane në një deklaratë.Në një operacion, forcat tuniziane ndoqën një grup ekstremist në zonën e malit Salum në provincën e Caserin. Një xhihadist u vra, gruaja e të cilit më pas vrau veten duke aktivizuar një rrip shpërthyes, thuhet në njoftim.

Shpërthimi vrau foshnjën që ajo mbante në krahë, ndërsa vajza e madhe mbijetoi, sipas ministrisë.

Autoritetet thanë se ishte hera e parë që prania e një gruaje ishte regjistruar midis xhihadistëve që ishin strehuar në zonë.

Në një operacion tjetër, në zonën e malit Mgila, forcat e sigurisë vranë udhëheqësin e dyshuar të grupit tunizian Jund Al Kalafah, thuhet në njoftim.

Grupi ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe besohet se qëndron pas disa sulmeve në Tunizi në vitet e fundit.