Akrobatja shqiptare flet për kërcënimet që i erdhën nga serbët pas performancës në Kosovë

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte e ftuar akrobatja e njohur shqiptare Fiona Rushiti.

Fiona foli për një nga sfidat e saj, lidhja dhe hedhja nga një nga urat më të larta në Shqipëri, ura e Bushtricës.

Fiona tregoi se mori nismën për tu hedhur nga ura e Bushtricës e lartë 50 metra, e bëri në mënyrë që këtë hedhje ta pasojë, me një hedhje tjetër nga një urë akoma më e lartë, ajo e Vashës.

E pyetur për masat e sigurisë që merren në këto raste ajo tregoi:

"Unë jam trajnuar për këto perofrmanca dhe kam dy profesionistë alpinistë që merren me gjithçka. Kurse në vinç e kam më të lehtë."

Ndër të tjera, Fiona foli për nje performancë në Kosovë, në ditën e pavarësisë , teksa tregoi se bashkoi dy flamujtë me mesazhin se jemi një komb.

"Pas një muaji, ato u kujtuan se unë isha një akrobate shqipatre, dhe filluan komentet e serbëve që më ofendonin dhe shanin."

Fiona paralajmëroi gjithashtu se do t’ju kthejë shumë shpejt dhe një përgjigje.

Akrobatja shqiptare flet për kërcënimet që i erdhën nga serbët pas performancës në Kosovë