Konkurentja e re e ‘Përputhen’del ish-shoqja e Jasminës: Më ka bekuar Zoti ta kem larg

Një vajzë e re iu bashkua "Përputhen".

Ajo është Ola Zenelaj, e cila menjëherë trazoi ujërat në emison.

Ola deklaroi se pëlqimet e saj janë Giliani, Murati dhe Andi. Kur përmendi emrin e këtij të fundit, Jasmina i tha ta harrojë se mund të dalë në takim me të.

"Andi është tokë e xanun, lodhu sa të duash s'ke ku shkon. Për të dal s'ke për të dal ta harrosh, po ëndrrat falas janë", i tha Jasmina Olës.

Ndërsa Ola zbuloi se Jasmina e njeh pasi kanë qenë shoqe. 

"Kemi qenë shoqe para dy vitesh, tani nuk jemi", tha Ola.

"Ka dy vjet që më ka bekuar Zoti ta kem larg", u shpreh Jasmina.

"Trego pse jemi zënë dhe kemi 2 vjet që s'flasim", i tha Ola, por diskutimi u mbyll me kaq për ta vazhduar në një puntatë tjetër.