E zbulojnë në Angli/ Aguero befason të gjithë me skuadrën e re?

E përditshmja britanike “Daily Mail” raporton se klubi londinez Chelsea është favorite për të nënshkruar me Sergio Agueron.

Argjentinasi ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City dhe është në kërkim të një skuadre të re. Blutë e Londrës po kërkojnë një sulmues të ri në skuadër dhe këtë javë pritet të takohen edhe me agjentin e Erling Haaland, Mino Raiola për të diskutuar rreth të ardhmes së lojtarit, shkruan SYRI.net.

Aguero do të largohet nga “qytetarët” me të cilët brenda 10 vitesh shënoi 257 gola, duke fituar 4 trofe.