‘Macron e dinte që në fillim se vaksina ‘Sputnik V’ është efektive kundër koronavirusit’

Udhëheqësi i së majtës radikale në Francë, Jean-Luc Melenchon, vlerësoi se vaksina ruse kundër koronavirusit "Sputnik V" nuk është aprovuar ende në BE "për arsye politike".

"Presidenti i Republikës (Emanuel Macron) e dinte që në nëntor se vaksina (Sputnik V) po funksiononte, pasi një delegacion francez ishte në Rusi. Vaksina përdoret nga 57 vende, dhe ne, francezët, jemi duke pritur për miratimin e Komisionit Evropian ", tha Melanchon.

Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane Clement Bonn vlerësoi të enjten se vaksina ruse nuk do të miratohet në Bashkimin Evropian para fundit të qershorit, ndërsa disa vende evropiane po shkojnë për atë vaksinë në mënyrë që të përshpejtojnë vaksinimin. Melenchon e konsideron vonesën me vaksinën ruse si "formalizëm burokratik" dhe "një gabim i plotë".

"Është një vendim politik që synon të favorizojë biznesin e grupeve të mëdha farmaceutike shumëkombëshe që fitojnë miliarda dhe nuk duan të shohin një konkurrent nga Rusia," tha Melenchon.

Sekretari i Shtetit Bonn, si dhe disa zyrtarë evropianë, nënvizuan se kapaciteti për prodhimin e vaksinës "Sputnik V" është i kufizuar dhe vlerësoi se Moska po përdor vaksinën si një armë propagande në skenën ndërkombëtare në mënyrë që të provokojë ndarje në BE.

Midis 27 anëtarëve të BE janë Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, të cilat kanë vendosur të përdorin vaksinën Ruse pa pritur miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave.