Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Përshëndetje nga SHMU!

Dita e premte do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të  vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të  ulët në veriperëndm të vendit dhe përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore          5°C deri në 19°C

zonat e ulëta          6°C deri në 21°C

zonat bregdetare    9°C deri në 20°C