Rama nxorri gishtin e mesit/ Shehi: Gjest prej gangsteri me 50 truproja që e kanë dhunuar në rininë e tij

Në Çim Peka Live, u komentua edhe gjesti i Edi Ramës i cili në një dalje të fundit publike, u nxjerr gishtin e mesit të pranishmëve. Për Dashamir Shehin, gjesti i kryeministrit Rama që u tregon gishtin e mesit protestuesve në Shkodër është tregues i kompleksit ndaj të fortit.

“Tregimi i gishtit të mesit ndaj të rinjve, ky ka kompleksi nga të fortët, e gangsterit se e kanë dhunuar në rini si duket. Ky bën gansterin me 40 truproja, se ky nuk ka qenë gangster në rini. Janë gjeste të tepruara. Sot isha në Kavajë, kishte kaq shumë policë, sa s’kisha parë ndonjëherë në Kavajë. Nuk justifikohet kjo sjellje e Ramës në Shkodër, dhe po të isha unë do kisha kisha ulur kokën dhe do kisha vazhduar punën time” u shpreh Shehi në Çim Peka Live.