FOTO/ Ja dhurata e vëllezërve Xhaka për të atin

Vëllezërit Xhaka, janë dy nga futbollistët më të pëlqyer në trojet shqiptare. Granit dhe Taulant Xhaka prej vitesh janë bërë pjesë e shtypit dhe faqeve rozë.

Dyshja janë mjaftë aktiv edhe në rrjete sociale, e ndajnë me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos lënë anash as njoftimet e tjera.

Së fundmi, Taulanti ka ndarë një postim në “Instastory”, ku tregon se së bashku me të vëllanë, Granitin, i kanë blerë babait të tyre një makinë.

“Dhurata nga unë dhe Graniti për babanë më të mirë në botë”, ka shkruar ai.

Në bazë të fotos, makina është e tipit ‘Mercedes’ madje ndër modelet e fundit.