‘Koka e shqiptarit mori flakë’/ Dëshmitarët të tmerruar: Ja çfarë ndodhi me elektriçistët që humbën jetën

Një prej elektricistëve që ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, në Greqi, ndërsa ishte duke punuar ishte një shtetas shqiptar.

Sipas protothema.gr, 45-vjeçari me iniciale A.M, baba i tre fëmijëve, mbeti i varur për më shumë se dy orë i vdekur mbi shtyllën që po punonte për ta zëvendësuar, ku ndodheshin edhe kabllot e tensionit të lartë.

Një qytetar, i cili ka parë nga afër të gjithë skenën e tmerrshme tregon se: “Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit. Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën  nga një gabim. Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë. 45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”.