Vaksinohuni ose do të pezulloheni nga puna, qeveria italiane preson mjekëve

Të gjithë punonjësit shëndetësorë në Itali do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit, ose do të përballen me pezullim nga puna dhe humbje të pagës. Kritikët e qeverisë vënë në dyshim ligjshmërinë e detyrimit vetëm të disa kategorive të popullatës për të marrë vaksinën.

Futja e vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë u njoftua nga qeveria italiane, raporton Reuters, duke vlerësuar se është një veprim potencialisht i diskutueshëm me qëllimin e mbrojtjes së pacientëve të rrezikuar dhe shtypjen e disponimit anti-vaksinues në vend.

Një dekret i miratuar nga kabineti i Kryeministrit Mario Draghi thotë se punonjësit shëndetësorë, përfshirë farmacistët, janë "të detyruar të vaksinohen" dhe ata që refuzojnë mund të pezullohen nga puna pa kompensim financiar deri në fund të vitit.

"Qëllimi i masës është të mbrojë personelin mjekësor dhe jo-mjekësor sa më shumë që të jetë e mundur, si dhe ata që punojnë në një mjedis ku mund të infektohen," tha qeveria në një deklaratë, duke shtuar se një vendim i tillë ishte marrë pasi pikat e nxehta u shfaqën në spitalet ku punonjësit nuk pranuan të vaksinohen.

Rregullorja gjithashtu fut mbrojtjen ligjore për njerëzit që japin vaksina, një masë e kërkuar nga mjekët dhe infermierët pas një rasti ku disa mjekë u vunë nën hetim për vrasje pas vdekjes së një njeriu të vaksinuar në Siçili.

Kritikët e qeverisë vënë në dyshim ligjshmërinë e detyrimit vetëm të disa kategorive të popullatës për të marrë vaksinën.

Rreth 10 milion doza të vaksinave janë dhënë në Itali deri më tani, dhe rreth 3.1 milion njerëz mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të dyja dozat.