VIDEO/ ‘Hapni kufijtë!’ Barcelona 'në këmbë' për t’i kërkuar Spanjës të pranojë azilkërkuesit

Gati një gjysmë milioni aktivistë kanë pushtuar rrugët e Barcelonës duke kërkuar që qeveria spanjolle të pranojë  kuotën e caktuar nga BE-ja për refugjatët dhe të mirëpresë mijëra azilkërkues në vend.

Parulla si: " Mjaft me justifikime! Pranojini tani! "Dhe" Jo më shumë vdekje, apo “Hapni kufijtë!” janë parë kudo në Barcelonë, ku  qindra e mijëra u mblodhën në mbështetje të refugjatëve.

Pamjet nga protesta treguan turma masive të veshur me rroba blu  që dolën nga qendra e qytetit të detit Mesdhe, ku qindra emigrantëve vdesin duke u përpjekur të hynë në Evropë./SYRI.net/