Maqedoni e Veriut/ 1.402 raste të reja dhe 29 viktima nga Covid

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton se kanë rezultuar pozitivë me COVID 1.402 qytetarë nga 3.978 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur betejën me këtë sëmundje 29 pacientë të infektuar.

Për sa u përket numrit të të shëruarve, në Maqedoninë e Veriut, janë 761 qytetarë, që e kanë mundur covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107.740 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë, kanë rezultuar 131.424 infektime.  Prej tyre, jetën e kanë humbur 3.810.

Numri i rasteve aktive  momentalisht në Maqedoninë e Veriut është 19.874.