Të sëmurët me COVID-19 vuajnë nga simpotomat edhe 3 muaj më pas

Pothuajse një në shtatë persona që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 vuajnë nga simptomat edhe tre muaj më pas, sipas shifrave të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi më i madh i këtij lloji për Covid të gjatë nga Zyra për Statistikat Kombëtare, zbuloi se njerëzit me koronavirus kanë më shumë gjasa se popullata e përgjithshme të raportojnë problemet në vazhdim, të cilat mund të përfshijnë dhimbje dhe lodhje të muskujve.

Në mesin e më shumë se 20,000 njerëzish që u testuan pozitivisht për Covid-19 midis prillit të vitit të kaluar dhe marsit të këtij viti, 13.7% vazhduan të përjetojnë simptoma për të paktën 12 javë, raporton PA Media.