Brahimllari: Biznesi në Korçë po përballet me një krizë të thellë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari vizitoi ditën e sotme një biznes në zonën e Korçës.

Në një postim në Facebook, Braimllari shprehet se biznesi në Korçë po përballet me një krizë të thellë, pasi nuk ka mbështetje nga qeveria.

Gjithashtu Braimllari thekson se LSI do të përkrahë biznesin me subvencione si dhe do të krijojë një klimë bashkëpunuese me të.

Reagimi i Endrit Brahimllarit:

Biznesi në Korçë po përballet me një krizë të thellë, pasi nuk ka gjetur kurrë mbështetje nga qeveria,e cila nuk e sheh si partner por si një mjet per ta vjelur e mbushur xhepat oligarkëve të saj të etur për pushtet.

Vizioni i Rilindjes  për bizneset në Korçë ka qënë dhe është presioni me gjobat duke e çuar drejt falimentimit.

LSI do të përkrahë biznesin me subvencione.

Ne do të krijojmë një klimë pozitive bashkëpunuese me biznesin dhe me investitorët e huaj.