Anëtarsimi i Shqipërisë në NATO, Bumçi: Ndryshimin nuk e sjell koha por njerëzit që punojnë për të!

Sot 12 vite më parë Shqipëria u shpall vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Aleanca politike dhe ushtarake më e fuqishme që njerëzimi ka njohur në tërë historinë e tij.

Dhe këtë ditë të shënuar për Shqipërinë kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e ka kujtuar me një status në llogarinë e tij në Facebook.

Bumçi shprehet se ndryshimi nuk e sjell koha por njerëzit që punojnë për të, duke shtuar dhe mirënjohjen për SHBA-në dhe partnerët që dhanë një mbështetjen e jashtëzakonshme për Shqipërinë.

'Me 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, duke mundur të gjithë skeptikët dhe pesimistët' shkruan ndër të tjera Bumçi.

Statusi i plotë:

Ndryshimin nuk e sjell koha por njerëzit që punojnë për të! Me 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, duke mundur të gjithë skeptikët dhe pesimistët. Mirënjohje për të gjithë ata që besuan dhe punuan me përkushtim për këtë projekt strategjik që i shërben interesit tonë më të lartë kombëtar. Mirënjohje SHBA dhe partnerëve për mbështetjen e jashtëzakonshme. Bashkë anëtarësuam Shqipërinë në NATO, bashkë do anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian

Ndryshimin nuk e sjell koha por njerëzit që punojnë për të! Me 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të...

Posted by Aldo Bumçi on E enjte, 1 April 2021