Tabaku: Rruga drejt një Shqipërie më të mirë kalon në 25 prill!

Jorida Tabaku, kandidatja e PD, e dyta në listën e Tiranës, vazhdoi sot takimet me banorët në lagje, dyqane, lokale, banesa.

"Rruga drejt një Shqipërie më të mirë kalon në 25 prill. Atë ditë nuk votohet për Ramën apo për Bashën por për familjet e tyre", u tha Tabaku ndër të tjera. 

"Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin të ardhmen me një qeveri që mendon për familjet e tyre. Ndryshimi duhet të vijë sepse kërkohet nga të gjithë! Shqiptarët kërkojnë më të mirën për familjen e tyre dhe do të votojnë për fitoren e familjeve të tyre," ka theksuar Jorida Tabaku.