Dhe pse i vetmi që qarkullonte natën mes policëve, pistoletën s’e hiqte nga brezi

Duket absurde sjellja e një djali 26 vjeç në Tiranë, që mbrëmjen e së mërkurës u arrestua nga Policia.

I riu me iniciale M.T jo vetëm që ishte i vetmi që qarkullonte me makinë mes për mes policëve në shkelje të orarit të ndalimit, por mbante edhe pistoletë në brez.

Policia e Tiranës e ka ndaluar në vazhdën e kontrolleve që po kryente dhe Komisariati nr. 4 e arrestoi.

M.T iu gjet jo vetëm në makinë një pistoletë, por edhe në shtëpinë që kishte marrë me qera, bashkë me municionin.

Si rrjedhim, ndaj tij u ngrit akuza armëmbajtje pa leje dhe dosja iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.