Rekord në Brazil: 3,869 vdekje nga koronavirus

Brazili regjistroi një numër rekord të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, pasi 3,869 pacientë vdiqën në 24 orët e kaluara, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin më të madh të Amerikës së Jugut, 90,638 raste të reja u regjistruan sot, kështu që numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë Covid-19 është më i lartë se 12.7 milion.

Reuters raporton se organi rregullator shëndetësor brazilian Anvis, njoftoi sot se ka miratuar vaksinën Johnson-Johnson për përdorim urgjent.

Numri i pacientëve me koronavirus në botë sot kaloi 129 milion. 

Sipas këtyre të dhënave, 2.82 milion pacientë vdiqën, ndërsa 104.23 milion njerëz u shëruan.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve - 564,000.

Brazili ka 317,000, Meksika 202,000, India afër 163,000 dhe Mbretëria e Bashkuar më shumë se 126,000.