Në Maqedoninë e Veriut grupmosha mbi 77-vjeç merr vaksinën anti-Covid

Këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit.

Fillimisht vaksinimi ka nisur për grupmoshën mbi 77-vjeç.

85-vjeçari Sotir Keleshovski, i cili ka marrë vaksinën anti-Covid është shprehur për mediat se nuk pasur efekte anësore.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rreth 4000 doza do të jepeshin për grupmoshat e rrezikuara  si policët, ushtarakët, zjarrfikësit, gazetarët, edukatoret e kopshtit, shoferët e autobusëve, punonjësit në gjykata.

Maqedonia e Veriut ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të cilët arritën në Shkup përmes programit Covax.