VIDEO/ Zhbllokohet më në fund sfida, Manaj ndëshkon San Marinon

Shqipëria më në fund ka shënuar golin e avantazhit 1-0 përballë San Marino-s, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në minutën e 63’ ishte Rei Manaj ai i cili shënoi  për kuqezinjtë.  Pas një krosimi nga e djathta i Uzunit, sulmuesi lushnjar godet saktë me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar.