VIDEO/ Rast i artë për Shqipërinë, Roshi nuk gjen golin për pak centimetra

Po luhet në këto momente ndeshja mes San Marino-s dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë tanë kanë patur një mundësi të artë për të shënuar golin e avantazhit.

Në minutën e 54’ Uzuni shërbeu për Hysajn, që depërton bukur, provon të japë një asist për Roshin në qendër të zonës, por topi ishte më i fortë seç duhej dhe nuk arrihet nga fieraku.