Vëllai i Maradonës i bën thirrje Aguero-s: Mos shko tek Juventus, eja tek Napoli!

Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando-s, në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” foli për të ardhmen e Aguero-s, ish-partnerin e mbesës së tij Giannina: "Unë fola me Giannina (ish-partneren e Aguero-s) por nuk e pyeta për Aguero, sonte do ta telefonoj dhe do ta pyes si po shkojnë gjërat dhe pastaj mbase ajo do të flasë për Agueron dhe unë do t'i them që të vijë këtu në Napoli ku ka diell dhe det. Për Agueron i them: po çfarë Juventus, eja në Napoli! Imagjinoni këtë trident: Aguero, Insigne, Mertens. Do të ishte e jashtëzakonshme t’i shihje në stadiumin Maradona. "