Bilanc dramatik/ shpërthejnë infeksionet në Itali, 467 të vdekur nga COVID-19

Në Itali, numri i vdekjeve nga koronavirusi vijon të mbetet i lartë. Autoritetet raportojnë se në 24 orët e fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën 467 pacientë me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i viktimave ka shkuar në 109,346.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ditën e sotme janë regjistruar 23,904 raste të reja me koronavirus nga 351,221 teste të realizuara.

Përveç mjekëve dhe infermierëve, vaksinën anti-Covid po e marrin edhe farmacistët si edhe stafe mjekësore që janë në kontakt me këtë sëmundje të rëndë.