Paloka: Në 8 vite Rama nuk ka bërë asgjë për interesat e shqiptarëve

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në zonën e Manzës, ku u prezantua gjithashtu dhe kandidatja e zonës Znj. Manjola Luki, sakaq nuk mungoi as mikpritja qytetare edhe në këtë zonë.

“Ardhja këtu është emocion dhe kënaqësi më vete. Sot kam ardhur të prezantohem tashmë si deputet i zonës tuaj, në parlament do të jem direkt përfaqësuesi juaj duke zgjidhur problemet që ka çdo familje.”

Gjatë komunikimit të tij me banorët e zonës, Paloka preku dhe shqetësimin e emigrimit në masë gjatë viteve të fundit dhe mungesën e integrimit të mëtejshëm të vendit në Bashkimin Europian, duke cekur dhe gjendjen e mjeruar në të cilën Shqipëria është katandisur vitet e fundit.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prap, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk din ku të çojë milionat dhe kërkon prap në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”

Në fund të takimit Paloka nuk harroi të tregojë mbështetjen e tij për familjet dhe shqiptarët të cilët tashmë do të kenë nevojë për zgjidhjen e problemeve që i janë shkaktuat nga keq-qeverisja e Ramës këto 8-vite.