Sherri për biçikletën/ Goditje me sende të forta në Tiranë, dy të mitur përfundojnë në spital

Një sherr masiv ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Tiranë, në zonën e Kinostudios.

Sikundër raportohet, sherri ka ndodhur midis disa të miturve.

Dy prej tyre mësohet se kanë përfunduar në spital me plagë të rënda. Gjatë sherrit që ka filluar verbalisht, janë përdorur sende të forta.

Sherri thuhet se ka nisur për një biçikletë.     

Të lënduarit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë të moshës 12 dhe 14 vjeç, ndërsa një tjetër adoleshent dyshohet si autori.

Tiranë/Informacion paraprak 

Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. 

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt  si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.