Trump bën daljen e parë televizive pas humbjes së zgjedhjeve, zbulon nëse do të kandidojë sërish

Ish-presidenti i SH.B.A., Donald Trump, ka dhënë intervistën e parë televizive pasi la Shtëpinë e Bardhë.Presidenti i 45-të i SH.B.A. u pyet nga bashkëshortja e djalit të tij, Lara Trump, nëse do të kandidonte sërish për President i SH.B.A. dhe përgjigja e tij ishte po, në vitin 2024.

Gjatë intervistës që zgjati rreth 18 minuta, Trump foli edhe për momentin kur presidenti amerikan Joe Biden u rrëzua nga shkallët ndërsa ngjitej për në Air Force One.

Gjithashtu, Trump tregoi sesa i mërzitshëm ishte bërë Twitter-i tashmë që ai nuk është më në këtë rrjet social. Kjo ishte hera e parë që 74-vjeçari shfaqet në një intervistë televizive pasi humbi zgjedhjet kundër Joe Biden dhe u largua nga Uashingtoni.

Edhe një herë, ish-presidenti theksoi se zgjedhjet ishin të vjedhura.