Argjentinë: Të paktën 19 të vrarë në afërsi të kufirit me Kilin

Të paktën 19 persona u vranë kur një autobus u përmbys në një rrugë të largët në malet e Argjentinës, në afërsi të kufirit me Kilin, thonë zyrtarët.

Një i mbijetuar i cili nuk është identifikuar, tha se autobusi kishte udhëtuar shumë shpejt, pavarësisht shqetësimeve të udhëtarëve.

Kompania kilian që zotëronte automjetin thotë se po përpiqet të konstatojë identitetin e të vdekurve.