Kryepeshkopi godet: Jo, Meghan dhe Harry nuk bënë dasmë sekrete 'në oborr' përpara ceremonisë publike!

Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby, ka konfirmuar që Duka dhe Dukesha e Sussex nuk qenë martuar para dasmës së tyre në televizion, duke iu kundërvënë një pretendimi të bërë nga dukesha në intervistën bombë të çiftit me Oprah Winfrey.

Intervista përmbante shumë zbulime, përfshirë pretendimin se Meghan dhe Harry kishin bërë zotimet privatisht disa ditë para ceremonisë.

"E dini, tre ditë para dasmës sonë, ne u martuam", tha Meghan. "Askush nuk e di këtë. Betimet që kemi vendosur në kornizë në dhomën tonë ku jemi vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë me Kryepeshkopin e Canterbury."

Sidoqoftë, Justin Welby, i cili udhëhoqi çiftin në zotimet e tyre publike në 19 maj 2018, tani e ka hedhur poshtë atë pretendim. "Dasma ligjore ishte të shtunën. Unë firmosa çertifikatën e dasmës, e cila është një dokument ligjor dhe do të kisha kryer një vepër të rëndë penale nëse do ta kisha nënshkruar duke e ditur se ishte e rreme," tha Welby, në komentet e raportuara së pari nga gazeta italiane “La Repubblica” dhe konfirmuar për CNN nga Lambeth Palace.

"Pra, ju mund të bëni atë që ju pëlqen. Por dasma e ligjshme ishte të shtunën, po unë nuk do të tregoj se çfarë ndodhi në ndonjë takim të mëparshëm," shtoi kryepeshkopi. Ai ishte takuar me çiftin paraprakisht "në një mjedis privat dhe baritor", shtoi ai.

Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në St. George's Chapel në Windsor, duke u bërë Duka dhe Dukesha e Sussex.

Sidoqoftë, në janar të vitit të kaluar, çifti njoftoi se do të tërhiqej nga familja mbretërore.

Në fillim të këtij muaji, ata dhanë një intervistë të rëndë tek Oprah ku folën për përvojat e tyre, duke përfshirë edhe akuza për racizëm brenda vetë familjes dhe pranimin nga Meghan që donte të vriste veten gjatë shtatzënisë së saj.

Intervista special televizive prej dy orësh ishte shumë e pritur sepse Harry dhe Meghan tani janë të lejuar të flasin më lirshëm për familjen mbretërore pas ndarjes së tyre nga pallati.

Në një nga zbulimet më befasuese të intervistës, ishte kur Meghan tha se një anëtar i familjes pa emër ngriti çështjen se sa e errët do të ishte lëkura e fëmijës së tyre të palindur Archie ku ajo ishte shtatzënë.

Kishte disa "shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të ishte lëkura e fëmijës kur të lindte", tha ajo.