Man City tërhiqet nga Messi, argjentinasi vendos të ardhmen!

Manchester City tërhiqet nga gara pë rtë transferuar Lionel Messin.

Gazeta katalanase “Sport:, raporton se argjentinasi 6 herë fitues i Topit të Artë ka vendosur që të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Joan Laporta me projektin e tij ambicioz ka bindur Messin të qëndrojë te Barça edhe për disa vite dhe pse jo ta mbyllë karrierën në “Camp Nou”.

“Sport” zbulon se Manchester City nuk do të bëjë asnjë ofertë për yllin argjentinas por do të përqendrojë vëmendjen te objektiva të tjerë si Haaland, Lukaku apo Mbappe që pëlqehen shumë nga Guardiola.