Palau i pret turistët e parë pas një viti me eskortë presidenciale

Të enjten, 110 njerëz nga Tajvani do të jenë në gjendje të shijojnë aq shumë gjëra rreth botës që I kishin ëndërruar që nga fillimi i pandemisë: një pushim ndërkombëtare në një parajsë ishullore tropikale.

Vendi i vogël i Paqësorit,  Palau, në cepin veri-perëndimor të Paqësorit me një popullsi prej rreth 20,000 banorësh, këtë javë do të fillojë të mirëpresë turistët nga Tajvani në kuadrin e hapjes së një korridori udhëtimi midis dy vendeve.

Vizitorët e parë të Palau pas më shumë se një viti do të kenë shërbim mbretëror, ku vetë presidenti i Palau do t’i shoqërojë personalisht në ishujt.

Për një shans për të udhëtuar për në Palau, një nga aleatët e paktë diplomatikë të Tajvanit, tajvanezët duhet të paguajnë nga 2,100 deri 2,800 dollarë për t'u bashkuar me një turne në grup të rezervuar përmes një agjencie udhëtimesh.

Vetë udhëtimi është i kufizuar në më pak se tetë ditë dhe kryesisht do të shmangë vendet e mbushura me njerëz në Palau. Por edhe me rregullat në fuqi, agjentët e udhëtimit në Taipei thonë se ata kanë bërë kërkime që kur u njoftua krijimi i kësaj mundësie në 17 mars.

Vendi i vogël i Paqësorit do të fillojë të mirëpresë deri në 200 vizitorë tajvanezë në fillim të prillit.

Ngirai Tmetuchl, kryetar i bordit të Autoritetit të Vizitorëve në Palau, tha se nga hapja e korridorit të udhëtimit do të përfitonin të dy kombet.

Turistët tajvanezë do të arrinin të "shkonin në një vend tjetër dhe të shijonin ujërat e pacenuara të Palau" ndërsa njerëzit e tij mund të përfitonin nga rritja e ekonomisë së arkipelagut, e cila varet shumë nga turizmi dhe e cila është goditur rëndë nga mbylljet e kufijve në lidhje me Covid .