'Votim’ në Tiranë që më 3 prill: KQZ do të testojë pajisjet për zgjedhjet

KQZ-ja do të provojë se si funksionojnë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve që do të aplikohen për zgjedhjet e 25 prillit. Ndaj ka njoftuar subjektet politike që garojnë në këto zgjedhje se prova e pajisjeve do të bëhet nga data 3 deri në 11 prill 2021 në shkollën “Qemal Stafa”në Tiranë. Pajisjet janë pjesë e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të realizohet në ZAZ nr.40, qarku Tiranë.

Më 2 mars 2021, KQZ vendosi "të caktojë Zonën e Administrimit Zgjedhor nr. 40, në Bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e cvotimit dhe numërimit elektronik të votave. ZAZ nr. 40 është e përbërë nga 32 qendra votimi."

Qëllimi i simulimit të procedurës së votimit elektronik është njohja e zgjedhësve me procedurën e votimit dhe pajisjeve të votimit elektronik, si edhe ofrimi i mundësisë për të kryer procesin e votimit në pajisjen PEVN nga vetë votuesi.

Ndaj KQZ-ja do ta zhvillojë testimin e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve nga data 3 deri në 11 prill 2021 në shkollën “Qemal Stafa” sipas kësaj renditjeje:

Në datën 3 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1979, 1979/1, 1980, 1980/1, 1981.

Në datën 4 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1981/1, 1982, 1982/1, 1983, 1984.

Në datën 5 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1985, 1986.

Në datën 6 prill 202, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1986/1, 1987.

Në datën 7 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1987/1, 1987/2.

Në datën 8 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1987/3, 1989.

Në datën 9 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1989/1, 1990.

Në datën 10 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1991, 1992, 1992/1, 1993, 1994, 1994/1.

Në datën 11 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1995, 1996, 1996/1, 1998, 1999, 1999/1.