Eva Murati flet për eksperiencën në Tiki-Taka dhe 'premton' se do ta shohim përsëri në median italiane

Ditën e sotme e ftuar në emsionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv , ishte moderatorja e njohur e sportit Eva Murati, ku foli për një nga ekspoeriencat e saj të fundit, prezenca e saj në 'Tiki-Taka' në Itali.

Ndër të tjera, Eva Murati tregoi se ftesa i kishte ardhur prej kohësh dhe se askush nuk e dinte se ajo do të ishte në 'Tiki-taka', deri në moment të fundit.

Pata një ftesë, e kisha më herët ftesën por kisha dëshirë të mbyllja 'Champions' në Shqipëri dhe kishte një muaj që ishte shtyrë si plan, dhe kur u bë dalja ishte një energji dhe magji tjetër, pasi sheh shumë gjëra që dikur ke pasur mundësinë t’i shohësh vetëm live. Dalja ime në Itali ishte në Italia 1,  në kanalin ku kam parë gjithë filmat e fëmijërisë, dhe çfarëdo kanali tjetër të kishte qenë nuk do më kishte mbushur kaq shumë sa prania ime në këtë televizion.

E pyetur nga Flavio nëse ky është fundi i Champions në Tring pas 5 vitesh apo ishte thjeshtë një eksperiencë e re, Eva u përgjigj:

Jo absolutisht jo, Champions vazhdon të mbetet anagzahimi im kryesor, dhe në Itali për këtë më vlerësuan për faktin se Champsion ka një adrenalinë të jashtëzakonshme dhe është pa skenar. Megjithatë, pse jo të bëj një përpjekje. Por i kam përmbyllur disa gjëra në tregun italin, i kam finalizuar", u shpreh Eva duke pranuar se ka firmosur një mundësi punësimi në median italiane, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gjithsesi, moderatoja sqaroi se nuk ka në plan të largohet nga 'Champions' dhe se do të mbetet për disa kohë ajo 'vajza e Champions'.