Ishin shpallur në kërkim arrestohen dy persona në Fier

Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestua shtetasi F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi Gjykata Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. 

Personi tjetër i arrestuar është shtetasi E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, pasi Gjykata Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.