Gjermania e bllokon sërish, AstraZeneca ndërron... emër

Një tjetër vendim bombastik nga Gjermania. Ky vend ka pezulluar nga e mërkura vaksinimin e personave nën 60 vjeç me vaksinën e AstraZeneca.

Vendimi vjen pas disa rasteve me mpiksje fatale gjaku.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e mori vendimin pas një takimi urgjent. Ajo tha në takim se është për të ardhur keq që po marrin këtë vendim, por duhet të zbatojnë këshillat e ekspertëve.

Edhe kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder tha se mbështet vendimin, por shtoi se kjo është një humbje kolosale e besimit te kjo vaksinë.

Edhe përpara se të niste procesi i bllokimit të vaksinës, mbi 1.3 milionë doza të AstraZeneca kishin mbetur stok në Gjermani pasi nuk preferoheshin nga qytetarët.

Sipas TAG24, pikërisht këto skandale të njëpasnjëshme e kanë dëmtuar rëndë imazhin e kompanisë. Duket se kjo është arsyeja se përse vaksina e AstraZeneca do të ndërrojë emër. Ajo do njihet si Vaxzevria.

A do të sjellë emri i ri më shumë fat? Kjo mbetet për t’u parë.