Shoferi përplas të riun që lëvizte me motor, del nga makina dhe e plagos në qafë...

Një djalë i ri është plagosur në zonën e Brrylit në Tiranë mëngjesin e sotëm. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i riu ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur fillimisht nga një makinë.

Më pas, shoferi ka dalë nga makina dhe e ka plagosur me mjet prerës në qafë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar.

Ky i fundit mësohet se ka qenë në makinë me gruan dhe një fëmijë të mitur, ndërsa nuk dihet ende motivi dhe shkaku i ngjarjes.

Situata e krijuar ka shkaktuar kaos në trafik dhe panik mes qytetarëve të pranishëm.