Zoran Zaev i shkruan Albin Kurtit, publikohet letra

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurti.

Në letrën e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Zaev ka shprehur dëshirën për një takim sa më të shpejtë me Kurtin.

“Është kënaqësia ime e veçantë të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj  kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj suksese në kryerjen e këtij funksioni të përgjegjshëm”, thuhet në letër urim./Express/