Kina njofton për shpërthimin e Covid në kufirin me Mianmar

Të paktën nëntë njerëz kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në një qytet kinez në kufirin me Mianmar, kanë thënë zyrtarë shëndetësorë. Rasti i parë u identifikua të hënën, dhe testimi pasues i kontakteve të ngushta dhe të tjerëve zbuloi ato të tjera.

Pesë janë shtetas kinezë, katër janë shtetas të Mianmarit, tha Komisioni Shëndetësor i Provincës Yunnan në një raport të postuar në internet. Ata ishin të moshës nga 22 në 42 vjeç.

Qyteti i Ruili, me një popullsi prej rreth 210,000 njerëzish, tha se të gjithë banorët do të testohen për Covid dhe do të duhet të vendosin karantinë për një javë. Kompleksi i banimit ku u gjetën infeksionet është mbyllur.

Associated Press raporton nga Pekini se qyteti ka urdhëruar gjithashtu masa të forta ndaj njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin, kujtdo që i strehon ata dhe atyre që organizojnë kalime të tilla kufitare.

Kina ka çrrënjosur në një masë të madhe përhapjen e koronavirusit në vend dhe ka marrë masa të rrepta sa herë që shfaqet një shpërthim i ri.

Qyteti  Ruili ka mbyllur të gjitha bizneset përveç supermarketeve, farmacive dhe tregjeve të ushqimit.