Një grua e armatosur me thikë tenton të futet në pronën e Drake

Të martën, një grua e armatosur me një thikë u përpoq të hynte në pronën e Drake në Kanada ndërsa reperi ishte në shtëpi , sipas policëve dhe burimeve.

Ajo u përball me sigurinë jashtë portës së pallatit të superstarit në  Toronto - dhe dyshohet se goditi një roje me një tub - rreth orës 16:50 para se të merrej në paraburgim.

Reperi kanadez "God Plan" ishte brenda shtëpisë ekstravagante 50,000 metra katrorë në atë kohë, tha një burim për Page Six.

"Një femër që mbante një thikë është arrestuar", tha një burim i Departamentit të Policisë Toronto për The Sun . 

“Ajo nuk ka hyrë në pronë dhe nuk ka pasur të lënduar. Nuk është e qartë se çfarë po bënte aty, por ajo nuk kishte asnjë komunikim me pronarin e shtëpisë."

Një reporter i Toronto Sun shkroi në Twitter se një roje dyshohet se ishte goditur nga një tub metalik gjatë incidentit.

Kujtojmë, se edhe në vitin 2017, një tjetër femër hyri në shtëpinë e Drake në Kaliforninë Jugore - ku ajo vazhdoi të pinte ujë dhe pije të ndryshme.