Ambasada e SHBA publikon foton: Dy anije patrullimi shqiptare dhe anija amerikane USS Monterey

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot si "Foto e Ditës", një moment interesant i bashkëpunimit midis dy vendeve:

"Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s.  Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

"Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO.