Grabitet firma e ujit në një fshat të Lushnjës, kërcënohet roja

Një grabitje ka ndodhur në një firmë që shiste ujë në fshatin Zhamë sektor të Lushnjës. Rreth orës 22:00 ë së martës, në Zhamë Sektor, dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen nëse roja i ka njohur dy grabitësit, por Policia i ka shpallur ata në kërkim.