Shpëtim Pollozhani: Kushtetuta e RMV gjeneron dhunë. Shqiptarët fajtorë, nuk ndërtojnë vetëdije kombëtare

Në A-Show me gazetarin Adi Krasta, Shpëtim Pollozhani, i burgosur politik, organizatori i protestave në Maqedoninë e Veriut për drejtësi dhe barazi dhe hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara politike, u shpreh ndër të tjera se nuk ka patur asnjë ndihmë nga shteti shqiptar.  

‘Nuk kemi patur asnjë ndihmë nga përfaqësuesit e shtetit Shqiptar

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjeneron dhunë. Gjuha shqipe nuk është e sanksionuar me ligj në RMV

Fajet i kemi ne vetë pasi nuk ndërtojmë një vetëdije kombëtare’-tha Pollozhani.