Krasta debat me Bushatin: Po bëni fushatë me vaksinën!

Deputeti socialist, Ervin Bushati, në A-Show me gazetarin Adi Krasta, tha se PS është ndërtuar si ekip fitues në këto zgjedhje, por nuk dha një shpjegim përse një emër si Alqi Bllako është i cili ka kaluar në disa parti, dhe që është një nga emrat më të përfolur për aferën e inceneratorëve, është më lartë në lista se disa emra të tjerë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në PS.

Ndërkohë që një debat është zhvilluar midis Krastës me Bushatin edhe për vaksinën, ku moderatori e ka cilësuar si një fushatë vaksinimin.

Krasta: Ju po e përdorni fushatën e vaksinës për fushatë

Sot është një ditë shumë e gëzuar për Shqipërinë. Pasi kemi bërë 21 mijë vaksina. Ne po bëjmë vaksina në të njëjtën masë njësoj sa Anglia dhe Amerika.‘U bë një vit e gjysmë që jemi në fushatë në Tiranë.

Mendoj që në fund ajo që merr është një punë e përbashkët. Partia Socialiste është sot në pushtet. Ka një mision të trefishtë. Do vazhdojë të jetë Partia më e madhe në Shqipëri. Vazhdoj të mendoj që do të jetë partia e parë në Shqipëri. Të gjitha punët, sondazhet na orientojnë drejt këtij mendimi. Ne vazhdojmë të jemi maxoranca në vend, dhe kemi përgjgjësi të shtuara. Shumë nga drejtuesit e qarqeve, që i quani zona të rrezikuara, janë ministra, janë emblema të Partisë Socialiste. Ne sot kemi në një situatë përtej pandemisë dhe tërmetit dhe jemi në një sfidë të trefishtë, për të ndërtuar shtëpië që mungojnë. Ekipi i PS është ndërtuar me bindjen që do të fitojmë. Është një skenë që luhet për fitore. Në radhë të parë apriori nuk dua të merrem me emra personale.

Tirana ka 36 kandidatë pë deputetë. Dhe të shikoni kombinimet është skemë si kutia e shahut. PS është menduar si ekip fitues. Jemi ekip më i hapur. PS që në vitin 2013 gjysma e qeverisjes janë zonja.  Po të shikosh të gjithë kanë nga një kauzë përfaqësimi.’