Njihuni me 33-vjeçarin që kap minj dhe buburreca për të jetuar/ ‘Do bëhesha polic por…’

James Moullso, për të jetuar detyrohet të vrasë buburrecat dhe të kaptë minjtë.

33-vjeçari, prej më shumë se një dekade ushtron këtë punë për të nxjerrë të ardhura.

 “Një ditë tipike mund të fillojë me një problem të thjeshtë miu në shtëpinë e dikujt, ose insekte që zvarriten në të gjithë shtratin e dikujt ose trupin e tij“, thotë ai.

Pavarësisht që gjatë gjithë ditës është duke u zvarritur nëpër hapësira të ngushta ai rrëfen se e do punën e tij dhe është i lumtur.

Me një person mesatar që kalon disa dekada të jetës së tij duke punuar, cili është çelësi për të qenë i lumtur në vendin e punës?

“Të mësuarit për të dashur garën e minjve.”, thotë ai.

James jo gjithmonë ëndërronte të ishte një “kapës” miu.

Kjo nuk ka qenë puna të cilën James dëshironte të bënte pasi ëndërra e tij ishte ti bashkohej forcave të polcisë.

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së tij ai zgjodhi të bënte një punë të cilën jo shumë persona do të ishin të gatshëm ta bënin.