Prof. Dr. Anila Kalleshi: ‘Gabimi më i madh është të konsumojmë lëngje në vend të ujit’

Ditën e sotme të ftuar në ‘Syri Keq’, në Syri Tv ishte e ftuar Prof. Dr. Anila Kalleshi.

Kalleshi, foli në lidhje me të ushqyerit në mënyrën e gabuar, duke treguar si mund të arrijmë të kemi një jetë të shëndetshme:

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me sasitë e lëngjeve që konsumojmë, ne shpesh harrojmë të konsumojmë ujë dhe është shumë e rëndësishme dhe e këshillueshme për të gjithë të konsumojmë deri në një litër për çdo kilogram të peshës trupore, duke ju përshtatur edhe aktivitetit fizik apo profesionit që kemi.”

“Gabimi më i madh që bëjmë është që konsumojmë lëngje në vend të ujit, nëse ne konsumojmë lëngje me tepricë, ato nuk janë të shëndetshme për trupin tonë. Në duhet ti zëvendësojmë këto lëngje me fruta apo me perime, por nuk duhet të harrojmë fibrat.”, ka shtuar doktoresha.