Do qëndrojë apo do largohet? Bayern Munich ka marr vendim për Douglas Costa-n

Douglas Costa nuk po kalon një sezon të mirë. I huazuar nga Juventus tek Bayern Munich, brazilian po lufton të bindë trajnerin Hans Flick, mirëpo dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar të tregojë më të mirën e tij.

Sipas asaj që raporton “Goal”, Douglas Costa  nuk do të qëndrojë tek Bayern. Drejtuesit e skuadrës bavareze nuk kanë asnjë arsye për ta mbajtur, veçanërisht pasi konkurrenca në pozionin e tij është e madhe(Sane, Coman, Gnabry). Ky vendim nuk e ndihmon Juventusin pasi Andrea Pirlo nuk e ka në planet e tij. “Zonja e Vjetër” duhet të gjejë një rrugëdalje për ish-lojtarin e Shakhtar Donetsk. Përmendet një kthim në Brazil në Gremio.