Operacioni anti-drogë në Venecia, 13 shqiptar të arrestuar

13 janë personat e arrestuar këtë të martë nga Policia e Venezia-s, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e kokainës në këtë qytet.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një operacion të gjerë antidrogë të policisë, nën drejtimin e Antimafias, në të cilin u përfshinë mbi 100 oficerë policie.

Të arrestuarit janë shqiptarë, shumë prej të cilëve të punësuar në qendrën historike, duke kamufluar në këtë mënyrë aktivitetin e tyre kriminal.

Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu një sasi kokaine.

Grupi në fjalë kishte një strukturë piramidale, me detyra dhe nivele përgjegjësie të mirëpërcaktuara