Shënoi gol dhe ofendoi tifozët, sulmuesi i Maqedonisë së Veriut e pëson keq, Federata bën që…

Maqedonia e Veriut fitoi ndeshjen e fundit ndaj Liechtenstein me shifrat 5-0. Mes tyre ai që shënoi ishte edhe sulmuesi i Udineses, Ilija Nestorvoski. Gjatë gjithë kësaj kohe ky lojtar është përballur me kritikat e tifozëve të tij që e kanë cilësuar si “sulmues katastrof” dhe “i pavlerë”. Menjëherë pasi shënoi nga pika e bardhë për t’i dërguar shifra në 5-0.

Nestrovoski ka shkuar te kamerat duke iu drejtuar tifozëve kritik: “Heshtni, ju qi…a nënën”. Sigurisht që reagimi ishte i madh në Maqedoninë e Veriut dhe është kërkuar përjashtimi i lojtarit nga Kombëtarja. Nesterovski ka menduar që ta qetësojë disi situatën duke i kërkuar falje tifozëve dhe duke thënë se mesazhi ishte keqkuptuar pasi kishte tjetër adresim, më saktësisht për personat që e kishin kërcënuar pas performancave të dobëta.

E në këtë moment trajneri Angelovski e ka përjashtuar vetëm për ndeshjen e ardhshme sulmuesin e Udinezes, duke e kthyer në Itali përpara kohe, por ka evituar përjashtimin përfundimtar.