Shpërthimi në një kishë afër Roterdamit, shkaku: fishekëzjarret

Policia Hollandeze po heton një shpërthim në një kishë afër Roterdamit që ishte hapur gjatë fundjavës, pavarësisht masave kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Banorët e vendit pranë Roterdamit thanë se ata u zgjuan herët këtë mëngjes nga një shpërthim i fuqishëm në kishën e Mieraskerk.

"Askush nuk u lëndua nga shpërthimi, por fasada e përparme e ndërtesës u dëmtua," njoftoi policia në Twitter, duke shtuar se "një hetim ka filluar".

Sipas mediave holandeze, policia beson se shpërthimi ishte shkaktuar nga fishekzjarrët.