Plagosi me thikë një person tek Ura e Dajlanit, arrestohet 30-vjeçari në Mat

Një 30-vjeçar me iniciale E.SH. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se në nëntor të vitit të kaluar, ka goditur me thikë një tjetër person me iniciale A.K. Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Durrësit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje.  Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër  dhe dy drejtues mjetesh.

Ja njoftimi i plotë:

Dibër/Mat

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje.

Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër dhe dy drejtues mjetesh.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje".

Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.

__

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 37 vjeç, banues në Klos, pasi për këtë shtetas ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se në mënyrë të përsëritur në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

__

Nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh:

K. R., 22 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motor pa targa.

U. Sh., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.